Tirana
overcast clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
1kmh
90 %
Die
20 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

Rama ‘shpërthen’ në Kuvend, bërtet kur përmend ndërkombëtarët: Në Kosovë odiseja e drejtësisë vazhdon prej 21 vitesh, në Serbi 0 me xhufkë turpëruese (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b205eca507c7bd1e18838946d106c83f

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone shpërthyese gjatë fjalës së tij në Kuvend, për akuzat e ngritura nga Gjykata e Hagës kundrejt presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si përgjegjës të 100 vrasjeve.

Rama tha se po të shohësh në pasqyrë gjykatat vendore të Kosovës dhe të Serbisë në 21 vjet lexon që në Kosovë është lëshuar ofensiva e agresionit dhe në Serbi janë thjesht viktima të agresionit. Sakaq ai ka ngritur tonet kur ka theksuar se odiseja e drejtësisë ndërkombëtare vazhdon prej  21 vjetësh në Kosovë, kurse në Serbi për krimet në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës “një 0 me xhufkë turpëruese”.

E PLOTË: Këtu nuk  është fjala për të dalë kundër drejtësisë. Fare. Këtu është fjala për të thënë të vërtetën e thjeshtë kumbuese. Në fund të ditës të gjitha këto foltore dhe karrige prej druri nuk kanë asnjë vlerë. Kanë vlerë sa përdoren për të thënë të vërtetën.

Po të shohësh në pasqyrë gjykatat vendore të Kosovës dhe të Serbisë çfarë lexon në 21 vjet. Lexon  që në Kosovë është lëshuar ofensiva e agresionit dhe në Serbi janë thjesht viktima të agresionit.  Nëse në Kosovë odiseja e drejtësisë ndërkombëtare vazhdon prej  21 vjetësh, në Serbi për krimet në Kosovë dhe ndaj shqiptarëve të Kosovës një 0 me xhufkë turpëruese… (bërtet kur thotë ndërkombëtare)

Nuk i kam parë jo të revoltohen por si kam parë të kërkojnë të paktën të njëjtën gjë…  Një proces gradual viktimizimi i pranuar botërisht vazhdon me sukses, duhet ta them për fatin e keq. Vetëm ti numërosh gjykata vendore në Kosovë dhe rastet e hetuara të stërhetuara në territorin e Kosovës me mbështetjen e pandërprereë të autoriteteve shqiptare lodhesh. Po në Serbi? Zero.

Në Kosovë është pasçlirimi dhe në Serbi është pasbombardimi. Serbinë se bombardoi Thaçi dhe Veseli por bota demokratike. Serbia nuk ishte viktimë ishte agresori. Thaçi, Veseli, Haradinaj e gjithë të tjetër u rebeluan ndaj agresorit. Më vjen keq që lexoj njerëz me zë të fortë në mjedisin publik që me thënë të drejtën edhe nuk e fshehin dot që edhe ju vjen mirë. Mbrojnë luftën e UÇK, po për çfarë po flasin? Kush mund të flasë dhe pse duhet të flasë për pastërtitë e UÇK? Pa ata sot Kosova nuk do të kishte luksin për t’u zënë se kush do të qeverisë po do të kishte ende mbi kokë agresorin. Unë nuk flasë për pavarësinë dhe lavdinë e UÇK pasi ajo është e kuptueshme. Thelbi është diku tjetër.

Thelbi është që Kosova ka dhënë një shembull aq të veçantë sa përpiquni ta gjeni në cilindo vend tjetër që ka kaluar një eksperiencë të ngjashme për gadishmërinë për marrëdhëniet me drejtësinë ndërkombëtare. E lexon fletërrufenë dhe thua o zot për çfarë flitet. Lajmërohet një proces i drejtë gjyqësor ndërkombëtar apo thjeshtë dhunohet publikisht e drejta, e paskan parë përpjekjen e Thaçin dhe Veselit për të mos lejuar këtë gjykatë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img