Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
24 %
4.6kmh
0 %
Hën
3 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Rama shpërndan postimin e Dumës për energjinë dhe i kujton “matematikën” e Bashës: Janë vetëm 4% e konsumatorëve që do paguajnë më shumë…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetes së PD Grida Dumës, e cila reagoi për paketën e krizës që u prezantua sot.

Duma në një postim deklaroi se kush shpenzon më shumë se 7600 lekë në muaj energji do të ketë një faturë 4.4 herë më të lartë.

Rama ka shpëndarë postimin e Dumës, teksa e përgenjeshtron atë që thotë deputetja e PD dhe sqaron se vetëm 4% konsumatorëve harxhojnë më shumë se 800këh dhe do të paguajnë më shumë.

“Komenti im është ky: 7X7 nuk bëjnë 42 dhe 800këh energji nuk prodhojnë një faturë mujore 7.600 lekë, por një faturë 9.120 lekë! Kush do të harxhojë më shumë, për çdo kë mbi 800-ën  nuk do të paguajë çmimin e mbrojtur 9.5 lekë me TVSh, po çmimin real 42 lekë me TVSh!

Sot janë vetëm 4% e konsumatorëve që shpenzojnë mbi 800këh dhe marrin 19% të konsumit energjitik të familjeve! Ne besojmë se kjo masë do të nxisë kursimin e nga ana tjetër do t’i detyrojë më të pasurit të paguajnë më shumë, në këtë kohë krize kur ata janë edhe më pak të prekurit!”.

Postimi i Dumës:

“Nëse shpenzoni më shumë se 7,600 lekë në muaj energji, fatura shtesë do të jetë 4.4 herë më e lartë!

Të gjithë ata që normalisht në dimër shpenzojnë më shumë se 800 kë energji, që i korrespondon një fature prej 7,600 lekësh në muaj, do ta paguajnë energjinë shtesë shumë më shtrenjtë.”

Ky është vendimi i qeverisë, e cila pretendon që kjo prek vetëm 3 % të qytetarëve.

Duke parë faturën dhe shpenzimin tuaj, mendoni që ju prek ky vendim dhe kjo rritje?

Nëse po, komentoni.

Më shumë


spot_img









spot_img