Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
27 %
1.5kmh
0 %
Enj
31 °
Pre
30 °
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
E enjte, 16 Shtator, 2021

Rama shpërfill akuzat, bën BILANCIN e çështjeve të zgjidhura nga Platforma e Bashkëqeverisjes: Thyem barrierat mes qytetarëve dhe zyrtarucit (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

5c1fdba47d5701e1ebd04f24f2d8205d

Ndonëse Platforma e Bashkëqeverisjes është kritikuar shumë nga opozita për mostransparencë dhe janë ngritur akuza se nuk i jep zgjidhje qytetarëve, kryeministri Edi Rama duket se i ka shpërfillur këto zëra.

Numri 1 i qeverisë ka publikuar pak momente më parë një video në Facebook, ku bën bilancin e çështjeve të trajtuara dhe të zgjidhura nga Platforma e Bashkëqeverisjes për 6 muajt e parë të vitit 2019.

Sipas kryeministrit, në 6 muaj janë zgjidhur 10,625 çështje, ndërsa deklaron se Bashkëqeverisja ka thyer barrierat që për dekada janë ngritur mes qytetarit dhe zyrave të shtetit.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS:

Bashkëqeverisja nuk është slogan, po një përpjekje e mundimshme dhe e përditshme, për të thyer barrierat që për dekada janë ngritur mes qytetarit dhe zyrave të shtetit; barrierën e mospërfilljes të zyrtarucit ndaj qytetarit që kërkon një dokument; barrierën e nëpërkëmbjes së qytetarit nga zyrtaruci që kërkon një rryshfet; barrierën e mohimit të së drejtës së qytetarit, prej zyrtarucit në sportel!

Platforma e Bashkëqeverisjes është një urë që na lidh mes nesh, mbi kokat e zyrtarucëve e mbi lumin e justifikimeve, zvarritjeve, refuzimeve të administratës; është një mekanizëm që na bashkon kundër të keqes së futur thellë ndër dekada të tëra, në trupin e administratës; është një hapësirë ku nga bashkimi i forcave, qytetarët dhe qeveria, fitojnë mijëra e mijëra beteja të padukshme, ku pala e qytetarëve zgjidh mijëra e mijëra halle “të vogla” dhe pala e qeverisë, identifikon burime problemesh për qytetarin, e pastron nga trupi i shtetit parazitë të fshehur nën petkun e zyrtarit.

Bashkëqeverisja është një filozofi e re në ushtrimin e pushtetit dhe natyrshëm has shumë skepticizëm nga qytetarët e pengesa nga burokratët. Por kjo është një rrugë e drejtë, e mirë dhe e dobishme, prej të cilës nuk mund dhe nuk duhet të heqim dorë. Po do ta ndërtojmë me këmbëngulje të madhe e durim edhe më të e madh

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img