Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Rama shpalos në Athinë planin me 5 pika: Jemi “të parët” për energjinë dhe bujqësinë! Do ndërtojmë 4 porte turistike dhe “koridorin blu” (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke mbajtur fjalën e tij në edicionin e 23-të “Symi Symposium”, organizuar e drejtuar nga ish-kryeministri George Papandreou dhe me pjesëmarrje personalitetesh të njohura të politikës, ekonomisë e botës akademike ndërkombëtare, mbi sfidat dhe projektet e post-pandemisë.

I pyetur nga Papandreu se cilat janë disa nga përparësitë e tij dhe Shqipërisë në vitet e ardhshme, Rama renditi planin afatgjatë me 5 pika.

Lidhur me energjinë elektrike, Rama tha se duhet të nisë tregtimi në rajon i energjisë së rinovueshme, ujore, diellore dhe asaj me anë të erës. Ai përmendi dhe turizmin, për të cilin tha se do të ndihmojnë së tepërmi 4 portet e reja turistikë që do të ndërtohen në Vorë, Sarandë, Durrës dhe Shëngjin.

Bujqësia dhe teknologjia ishin gjithashtu në fokusin e kryeministrit, teksa nuk harroi fushën e infrastrukturës.  

Edi Rama: Na duhet që të kemi një vizion në zgjidhjet e përbashkëta në bazë rajonakle, për të thithur investime të huaja, investuesit duhet të kenë hapësira të mëdha në vendet tona, të nxisin lëvizjen në këtë drejtim. Duhet të kemi një politikë të përbashkët energjitik, të jemi në gjendje të tregtojmë energji krejt ndryshe, dhe jo të mbetemi në ato hapësirat tona të vogla. Duhet të jemi elastic, dhe jo të mos kemi mundësi të mos zgjidhim problemet tona. Kjo është e mundur emndoj unë.

Papandreu: Kur flitet për bashkëpunimin rajonal, dua të flas lidhur me korrupsionin. Është një fushë problematike në rajonin tonë, pasi strukturat e qeverisë kanë ardhur nga regjimet diktatoriale, kur transparenca nuk ishte kurrë mbizotëruese. Ju keni luftuar për transparencën. Në këtë sens, kush janë përparësitë përparësore që keni?

Edi Rama: Sa i takon energjisë kemi një bazë të fortën dhe potencial të lartë për të ardhmen sepse dua të theksoj që jemi tërësisht me energji të rinovueshme, prodhimi ynë mbështetet te energjia hidrike. Kemi dy zona të mëdha për energjinë diellore që natyrisht, kemi dhe për energjinë e erës, projekt që do të nisë në fund të vitit. Jemi shumë të përparuar në këtë aspekt. Për energjinë ujore jemi shumë të rëndësishëm në rajon. Kur të kemi më shumë prurje se sa duhet do të ndihmojmë. Ajo që po ndodh tani është që kur kemi reshje të dendura dhe më shumë ujë se sa mund të ëprdorim, atëherë hapim dyert e digave dhe në fakt krijon përmbytje që është diçka që na shqetëson pasi është e kushtueshme, pasi ka mijëra hektarë tokë bujqësore që përmbytet dhe duhen kompesuar. Kur kemi thatësirë e s’kemi ujë duhet të blejmë në tregje të tjera me çmim të lartë.

Në turizëm ne shohim shumë potencial, ti e di më shumë se sa unë që kjo vjen me rreziqe, për të shkatërruar ndërkohë që do të zhvillosh. Po përpiqemi të mosojmë nga gabimet. Jemi në process të ndërtimit të 4 porteve turistike. Sarandë, Vlorë, Durrës dhe në veri, Shëngjin. Kemi ndërtuar aeroportin e ri në Kukës dhe do nisim shpejt atë në Vlorë.

Tjetër është bujqësia e qenrueshme. Kemi parë shumë që ka ndryshuar, nga eksporti, por duam që të arrijmë dhe më tej. Kemi nisur me një numër modest eksportesh dhe tani kemi shkuar 400 dhe duam të shkojmë mbi 1 miliardë.

Sa i takon infrastrukturës dhet të ndërtojmë shtyllën kurrizore të vendit, që është koridori blu, që është një proces përparësie, me standarte të BE. Do ta nisim së shpejti, e kemi bërë shpalljen e parë për tenderin public, por nuk patëm sukses dhe do e rihapim sërish

E pesta është fusha e teknologjisë dhe informacionit. Për të pasur një ecje përara për navigimin në mjedise që ndihmojnë fëmijët dhe të rinjtë që të hyjnë në këtë botë të re. Vendosëm që gjuha angleze të mësohet që në klasë të parë.

Më shumë

spot_img
spot_img