Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
40 %
1kmh
0 %
Die
10 °
Hën
9 °
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
E diel, 29 Janar, 2023

Rama shpall platformën kundër korrupsionit, lexuesit i vihen kundër

spot_img

Lajme të ngjashëm

Bum komentesh ka patur sot Edi Rama në postimin e tij në ‘’Facebook”, ku lajmëron publikimin e platformës onlinë të luftës ndaj korrupsionit.

“Sot ne 11 publikohet platforma kombëtare onlinë e luftës kundër korrupsionit. Së bashku, qytetarë-qeveri, ne do ta zmbrapsim korrupsionin”, shkruan Rama në “Facebook”.

Por në 24 minuta postim, 94 komentues e kanë “kundërshtuar” Ramën, duke i thënë se shumë punë po nis, po asnjë spo përfundon. “Punë të mëdha keni për të bere zoti Rama gjitha po i nis asnjë spo përfundon… vallë kjo luftë që i ke shpall vendit është ajo lufta që bëhet për paqe???’, I shkruan një nga komentuesit.

Shumë nga komentuesit e kritikojnë për masat e marra me burgim ndaj shkelësve të ligjit, disa të tjerë për të marrë masa për përmbytjet e punësimet, kurse një pjesë I kujton arsimin dhe korrupsionin në aeroport.

“Filloni që nga Parlamenti se aty i keni peshkaqenët e pangopur, lëreni popullin se cironka janë”, i shkruan një tjetër komentues, ndërsa një tjetër I kujton “O Kryeministër po mbytemi ne në jug po lëre propagandën dhe na ndihmo!”

Më shumë


spot_img








spot_img