Hapësire reklamuese

Politikë

Rama shmang pyetjet e gazetarëve: Kur bie shumë në sy ngjall xhelozi e mllefe

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të shkurtër për media nga Panairi i Policisë, që po mbahet në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

I shoqëruar nga ministri Saimir Tahiri, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardian Çipa dhe zv/ministrja Elona Gjebrea, Rama nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët. Kryeministri u shpreh se Policia e Shtetit po sulmohet nga një front i së keqes.

“Policia e Shtetit ka marë një përmasë dinjiteti dhe qytetarie, shërbëtori ndaj qytetarëve. Kaq shumë gjëra janë bërë dhe do të bëhen akoma më shumë. Normale, kur bie kaq shumë në sy ngjall edhe shumë xhelozira dhe mllefe, por përtej këtyre ekziston edhe një front i së keqes. Kjo nënkupton shkëputjen e Policisë së Shtetit nga prehëri i krimit dhe çka nënkupton se sa më shumë që Policia e Shtetit do të sulmohet nga ai front, aq më shumë do të jetë e motivuar për të çuar më tej reformën”, u shpreh Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.