Hapësire reklamuese

Politikë

Rama shmang kamerat, ja nga cili qytet po e ndjek procesin e votimit

Shkruar nga Newsbomb
Rama shmang kamerat, ja nga cili qytet po e ndjek procesin e votimit

Kryeministri Edi Rama ka shmangur daljet publike, që prej mëngjesit të sotëm, kur i shoqëruar nga bashkëshortja Linda, hodhi votën në kutinë e qendrës së tij të votimit në Surrel.

Që prej atij momenti Rama u zhvendos në Selinë Rozë në Tiranë. Aty kryeministri u takua me djaloshin e shkathët që vetëm pak metra më larg, në sheshin “Skënderbej” kreu një akt tepër të guximshëm duke ndaluar një person që me makinë kërcënonte të shtypte qytetarët.

Rama u zhvendosë më pas në zyrën e tij në godinën Kryeministrisë, ku kaloi disa çaste, ndërsa sipas “Euroneës”, aktualisht ai ndodhet në qytetin e Durrësit.

Rama ka zgjedhur të qëndrojë larg kamerave, ndryshe nga Lulzim Basha dhe Ilir Meta që në pak orë kanë vizituar disa qytete, prej nga ku kanë dhënë deklarata të njëpasnjëshme për mediat.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.