Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama "shkrin" akujt me Fatmir Xhafaj, e çon në Gjermani për reformën në drejtësi

Shkruar nga Newsbomb
Rama "shkrin" akujt me Fatmir Xhafaj, e çon në Gjermani
Politikani dhe ish-ministri socialist, Fatmir Xhafaj ka qenë një vizitë zyrtare pune në Gjermani për të prezantuar Reformën në Drejtësi që nisi Shqipëria vite më parë dhe ndikimin e saj në ekonomie e biznes, shkruan newsbomb.al. "Në Berlin për të prezantuar “Reforma në drejtësi dhe efektet e saj në ekonomi dhe zhvillimin e biznesit” organizuar nga shoqata e biznesit. Një bashkëbisedim shumë i frytshëm mbi risitë, problematikat dhe pritshmëritë në këtë fushë", shkruan Xhafaj. Pjesëmarrja e politikanit socialist në Gjermani për një ndër reformat më të rëndësishme të partisë ku ai aderon, gjatë kësaj dekade në pushtet, tregon shumë për marrëdhëniet e Xhafajt me kolegët në PS dhe vetë kryetarin Edi Rama. Mesa duket, akujt mes të dyve janë "shkrirë" dhe kryeministri ka vendosur t'i besojë Fatmir Xhafajt, njeriut që drejtoi komisionin e posaçëm për reformën në drejtësi dhe njeh çdo nen e ligj të saj, shkruan newsbomb.al. Shpesh, në opinionin publik ish-ministri është cilësuar edhe si “babai i reformës në drejtësi”, pasi njeh në detaje organizimin dhe funksionimin e strukturave të reja të saj, si dhe ka raporte të afërta e të forta me agjencitë më të rëndësishme ndërkombëtare, me të cilat bashkëpunoi si kryetar i komisionit të posaçëm për të vënë në jetë reformën në drejtësi në Shqipëri. "I nderuar të prezantoja reformën në drejtësi në një bashkëbisedim të frytshëm me anëtar të bundestagut, përfaqësues të ministrisë së jashtme & asaj të zhvillimit ekonomik, me komunitetin e biznesit Gjermani-Shqipëri, të shoqërisë civile etj. "Kënaqësi e veçantë kur dëgjon vlerësime aq pozitive për vendin tënd, për rolin aktiv të Shqipërisë në rajon e më gjerë si & konsideratat pozitive për ecurinë e reformës në drejtësi, si faktor kyç në rrugën e europiane të vendit", vijon Xhafaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese