Tirana
few clouds
23 ° C
23 °
23 °
40 %
4.1kmh
20 %
Pre
23 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
23 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Rama shkon te bujtina e Kolës në Mirditë dhe i bën vërejtje: Mi hiq këto pikturat, vër kostumet popullore të zonës (DIALOGU I PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Mirditë, në bujtinën e Kolës.

Ai ka inspektuar të gjithë biznesin, ndërkohë që ka komentuar dekorin e bujtinës. Gjatë vizitës, Rama ka vënë re disa piktura që nuk i kanë pëlqyer dhe i ka kërkuar pronarit të bujtinës, Kolës që t’i zëvendësojë me kostumet popullore të zonës.

Pjesë nga biseda:

Rama: Merrni rrugën për Mirditë dhe nuk keni vetëm Kolën por keni disa si Kola, dhe ju ofrojnë gjithçka që e bëjnë të bukur traditën shqiptare e mbi të gjitha traditën mirditore. Jam shumë krenar që i kemi dhënë mbështetje që toka e të parëve të bëhet e ardhmja. Mjafton të rilindë shtëpia e të parëve të hapet dera të ofrohet buzëqeshja dhe mikpritja për çdo mik. E ardhmja është e sigurt. Shumë më tepër fitime këtu sesa me qenë në emigracion për një pagë.

Kola: Për të gjitha ato që the jam totalisht dakord. Por…

Edi Rama: Pse del me humbje ti?

Kola: Jo jo nuk dal…

Rama: Këto pikturat mund të ishin kudo, dakord, jo këtu.

Kola: Të thjeshta…

Rama: Ja këto mi hiq (tregon kornizat ne mur), vej zonën, keni kostumet popullore më të mrekullueshme të rajonit…

Kola: Këto janë me ballkon (dhomat), të tjerat jo…

Rama: Avash avash…

Kola: Janë 6 dhoma, po pesë se një e kam për personelin…

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img