Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Rama shkon sot në Fier për Spitalin, forca të shumta policie “blindojnë” Daullasin, fermerët s’pranojnë dëmshpërblimin e qeverisë (FOTO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

93dccc198b670ed53a51b00d1ac1d35f

Forca të shumta policie kanë shkuar mëngjesin e sotëm në fshatin Daullas, në Fier, aty ku do të ndërtohet Spitali Rajonal i Fierit.

Banorët kanë dalë dje në protestë dhe nuk duan që të japin tokat e tyre për ndërtimin e spitalit, me vlerën e dëmshpërblimit që u jep qeveria. Dje me ta është takuar dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi.

Sipas tyre, toka është e vetmja mënyrë jetese për ta dhe nuk pranojnë që të shpronësohen për 300 lekë të reja/m2.

Vetë kryeministri Rama, i pyetur dje për protestën e banorëve, tha se shteti ka të drejtën të bëjë shpronësime.

“…u është kërkuar mirëkuptimi që të firmoset një marrëveshje. Do të shpronësohen sipas ligjit”, tha Rama dje në konferencën për mediat, ndërsa lajmëroi se sot do të jetë vetë në Fier pasi do të vijë dhe pala turke.

Screenshot_7_copy_copy.jpg
Screenshot_9.jpg
Screenshot_8.jpg

Më shumë

spot_img
spot_img