Hapësire reklamuese

Politikë

“Rama shkatërroi arsimin”, Berisha me mësuesit: Erion Veliaj ndërton shkolla me 6 milionë euro, bota i bën me 650 mijë

Shkruar nga Newsbomb
“Rama shkatërroi arsimin”, Berisha me mësuesit: Erion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën dhe qeverinë e tij si shkatërrimtarë të sistemit arsimor në vend, gjatë një takimi me disa mësues në Tiranë.

Berisha tha se kryebashkiaku Erion Veliaj ndërton shkolla me 6 milionë euro, ndërsa në shtetet perëndimore ndërtohen me 650 mijë euro. Ai tha se sot mësuesit detyrohen të shprehin pëlqimin ndaj qeverisë, përmes aplikacioneve dhe metotave të një organizate kriminale.

“Në Shqipëri kryetari i Bashkisë ndërton shkolla me 6 milionë euro, si në asnjë vend tjetër të botës. Po si? Vjedh 30% përqind të fondit të saj. Në Europë, ku janë pagat shumë më të larta, shkollat ndërtohen me 650,000 euro, me të gjitha pajisjet dhe ambientet. Edi Rama e shkatërroi sistemin arsimor shqiptar, ata shohin se si të pasurohen vetë.

Vendimi i Edi Ramës për të caktuar rektorin e Universitetit të Tiranës me një pengmarrës, sepse donte që tenderat t’i fitonte ai. Mësuesit sot dhe punonjësit e administratës janë shndërruar në skllevër, të cilët detyrohen të shprehin pëlqimet, në një organizatë kriminale. Ju garantoj se PD ndryshimin e Shqipërisë do ta fillojë nga mësuesit”, tha ndër të tjera Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu