Hapësire reklamuese

Sporti

Rama shijon familjarisht ndeshjen e Kombëtares në “Air Albania”

Shkruar nga Newsbomb
Rama shijon familjarisht ndeshjen e Kombëtares në “Air

Tirana dhe gjithë Shqipëria janë pushtuar nga emocionet e kualifikimit në Euro 2024. Shqipëria po luan sot me Ishujt Faroe. Ndeshja e cila nisi në orën 20:45 po zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Mes tifozëve është edhe kryeministri, Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe i biri, Zaho. Rama ka zgjedhur ta ndjekë ndeshjen nga tribuna VIP e stadiumit “Air Albania”.

Pranë Ramës është edhe Armando Duka, President i Federatës Shqipatre të Fubollit. Ndeshja e ditës së sotme po zhvillohet në kuadër të fazës eleminatore brenda grupit E për “Euro 2024”.

Kombëtarja shqiptare arriti një barazim të vlefshëm në sfidën me Moldavinë, duke marrë një pikë e cila kualifikoi Shqipërinë në fazën tjetër të “Euro 2024”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese