Hapësire reklamuese

Politikë

Rama shfaqet krah Macronit në Bratislavë, zbardh takimin: Diskutuam për marrëdhënien e Ballkanit Perëndimor me BE-në

Shkruar nga Newsbomb
Rama shfaqet krah Macronit në Bratislavë, zbardh takimin: Diskutuam

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Sllovaki ku dhe mori pjesë në një panel diskutimi për Ballkanin Perëndimor. Gjatë qëndrimit atje kryeministri Rama ka zhvilluar një takim dhe me presidentit francez, Emmanuel Macron, me të cilin ka diskutuar lidhur me një sërë temash shqetësuese për Shqipërinë dhe Europën si dhe për marrëdhëniet e Ballkanit Perëndimor me BE.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama ka publikuar disa foto nga ky takim, ku krah së cilave ka shkruajtur:  Bratislavë, Sllovaki - Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu