Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
74 %
1.3kmh
54 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Rama shëtit me Vuçiç dhe Zaev rrugëve të Maqedonisë, qytetarët iu kërkojnë “selfie”

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet aktualisht në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të Forumit Ekonomik që po zhvillohet atje.

Pasditen e sotme, Rama së bashku me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kanë bërë një shëtitje në rrugët e Shkupit drejt qendrës së qytetit, në prani të mediave dhe qytetarëve.

Screenshot 17 8

Gjatë rrugëtimit të tyre të shkurtër ata janë ndalur disa herë nga qytetarët kureshtarë, të cilët i kanë takuar dhe kanë kërkuar të bëjnë edhe foto. Nuk kanë munguar dhe përshëndetjet e qytetarëve nga lokalet.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, vizita e Kryeministrit Rama në Shkup është në kuadër të Forumit Ekonomik me sesionin “Ballkani i Bashkuar”, që me sa duket do të jetë dhe emri i ri i asaj që njihet si “Shengeni Ballkanik”.

Ndërkohë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përmes një postimi në Facebook bën me dije se në qendër të diskutimit në këtë takim ka qenë bashkëpunimi për zhvillimin e Ballkanit, shtëpisë së përbashkët.

“Sot pasdite mirëprita presidentin e Serbisë, Vuçiçin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Rama ku zhvilluam edhe një shëtitje të përbashkët në kuay-in e ri të Shkupit, ku u takuam me kryebashkiakun Shilegov.

Biseduam me qytetarët në qendër të Shkupit, në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që mbahet për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, si dhe hapjen e perspektivave të reja për lidhjen tonë.

Ballkani është shtëpia jonë e përbashkët europiane në të cilën mbështesim veten dhe në të cilën promovojmë marrëdhëniet. Për një të nesërme më të mirë, për rritjen ekonomike dhe zhvillimin, për një mirëqenie për popujt tanë”,- shkruan Zaev.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img