Hapësire reklamuese

Politikë

Rama sfidon kryebashkiakun e Përmetit: Ka ardhur koha të shkosh në shtëpi

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Përmet, në kuadër të dialogut me qytetarët për projektin kombëtar 'Bashkia që duam'.

Ai është duke zhvilluar një takim me qytetarët, ku i ka falenderuar ata për mikëpritjen dhe besimin.

Rama ndër të tjera ka thënë se ka ardhur koha që kryetari i Bashkisë së Përmetit, Niko Shupuli i cili vjen nga rradhët e PD-së të largohet.

Sipas tij, Përmetit i duhet të shohin ndryshimin e madh.

‘Besimi juaj mbetet i palëkundur dhe besimi do të jetë baza që na duhet për zgjedhjet e qershorit. Unë nuk jam nga ata që flas keq për kryetarët e Bashkisë që nuk janë të partisë. Por, sinqerisht mendoj që është koha që kryetari i bashkisë të shkojë në shtëpi.

Dhe të jetë një njeri i zgjedhur jo për të shpenzuar taksa dhe për të mbajtur njerëz mbi numrin e nevojshëm, por për t’i kthyer juve përmetarëve besimin. Kryetari i Bashkisë është me votat e atyre që më shumë se votonin për të, votonin kundër kandidaturës sonë. Por, sot kam bindjen që të gjithë shohin ndryshimin e madh. Përmeti të cilit politikanët kujtoheshin vetëm kur kishte zgjedhje është një Përmet totalisht i transformuar’, tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese