Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
21 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Rama s’ndal sulmet ndaj Metës: Doli si lideri i opozitës, ajo që bëri është përçarëse

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sulmet ndaj presidentit Ilir Meta, që prej mëngjesit të sotëm, kryeministri Edi Rama i ka bërë pjesë të fjalimeve në qytetet ku po zhvillon fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.

Nga Dibra, Rama ka përsëritur thirrjen se zgjedhjet do të mbahen, ndërsa vendimin e Metës për të anuluar dekretin e ka quajtur “nul” nga pikëpamja ligjore.

Kreu i qeverisë tha se akti i presidentit është “konfliktnxitës” dhe “përçarës”.

“Dje morën një goditje shumë të rëndë nga SHBA, doli presidenti dhe mes lojës që ka filluar, mes ndeshjes dhe fushatës që ka filluar thotë do anuloj zgjedhjet. Ajo që tha presidenti vlen po aq sikur të kishte dalë e të thoshte do anuloj ndeshjen Islandë-Shqipëri, të hënën ju jap arsyet. U shfaq si lider i opozitës, dhe vendosi të na vë të gjithëve në pozitën jashtëzakonisht të sekëlldisshme, sepse unë që nga dje mendoj që Ilir Meta nuk e meriton më zyrën ku rri, nuk e meriton më titullin dhe figurën më të lartë të unitetit kombëtar. Ajo që ka bërë dhe është përçarëse, konfliktnxitëse, dhe nga pikëpalja ligjore një nul, nga pikëpamja politike, një vetëvrasje dhe nga pikëpamja morale një turp që do t’i mbetet atij”, deklaroi Rama.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img