Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama s’kursehet fare, kërkon shkrirjen e Forumit të Gruas në PS: Gra komuniste, për çfarë na duhen? Vetëm zihen, bëjnë sherr (Zbulon telefonatën me kreun e FRESSH)

Shkruar nga Newsbomb
[caption id="attachment_208168" align="alignnone" width=""]Disa nga grate e forumit te PS[/caption]

Ka ashpërsuar tonet kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS ku po flet për një riformatim nga e para në PS.

 

Rama ka lënë të kuptohet se Forumi i Gruas Socialiste do të shkrihet.

Shefi i qeverisë i quajti gratë e këtij forumi “komuniste që vetëm zihen”. Sipas tij, ky forum është i panevojshëm në një kohë kur gratë në qeveri janë të mirëpërfaqësuara dhe përbëjnë 50% të qeverisjes së tij.

“Forumi i gruas, e dëgjoj vetëm kur ka zgjedhje që zihen gratë me njëra-tjetrën. S’ka nevojë të kemi forum gruaje, gra komuniste që zihen e bëjnë sikur qeshin për 8 mars, por vetëm zihen, vetëm për sherr. Nuk na duhen më forume statike, një parti që nuk riformatohet në terren, që nuk rrjetëzohet”, u shpreh Rama ndërsa zbuloi edhe telefonatën me kreun e FRESSH në ditët e protestës së studentëve.

“Na duhet një parti e rrugës, e lagjes e periferive, na duhet një parti e njerëzve, na duhen përfaqësues që të dinë rrugën, që të kenë brenda nervin pakënaqësinë, dëshirën, besimin, nevojën, shpresën e lagjes, njerëz që s’mund ta shikojnë këtë parti si një kastë televizorash. Le të thonë ca të duan, për arsyen e ndryshimeve që do bëjmë, e vërteta është ajo që unë e kam shprehur: Qeveria materializon, atë që është fuqia që e mban në punë, partinë, njerëzit janë partia. partia duhet të jetë e njerëzve, nmj

Ne kemi ministr që janë udhëheqës të qarqeve që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për zgjedhjet, nëse do u bëjmë llogarinë sa ditë kanë kaluar si udhëheqës qarqesh është deficit shumë i madh. Kur ishte protesta e studentëve mora Elion në telefon. I thashë elio ku i ke freshistët.  Aty te ministria- më tha. Shumë mirë, edhe freshi në protestë te ministra. Domethënëia është shumë e madhe, edhe fëmijët tanë në protestë. Ka ardhur koha të nxjerrim një mësim nga protesta.
FRESSH-i smund të jetë më organizata ekskluzive e PS, ne do u japim mundësi të organizohen si të duan, të organizohen dhe të regjistrohen si grup interesi pranë nesh”, u shpreh shefi i qeverisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu