Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
93 %
0.5kmh
0 %
Mër
21 °
Enj
22 °
Pre
23 °
Sht
22 °
Die
21 °
E mërkurë, 27 Tetor, 2021
spot_img

Rama riktheu kërpudhën e prishur nga protesta e opozitës, ironizon Grida Duma: Në kohë pandemie qeveria merret me hobet personale

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ac1c806a3b9e7cf13d8e4c2da6d40c23

Ish-deputetja e PD Grida Duma ka ironizuar vendimin e kryeministrit Edi Rama i cili ka rikthyer para kryeministrisë “Kërpudhën Gjigante me Tri Pjesë” të dëmtuar nga prostesta e opozitës një vit më parë, kjo një vepër arti, dhuruar nga autori Carsten Höller.

Duma shkruan se në kohë pandemie, tërmeti e rrrënimi ekonomik “qeveria i kthen shpinën çdo problemi dhe merret me hobet personale”.

“Në kohë pandemie, tërmeti, rrënimi ekonomik, pamundësisë për të mbijetuar duke emigruar, qeveria i kthen shpinën çdo problemi dhe merret me hobet personale”, shkruan Duma.

Kurse Rama shkruante se kërpudha është rikthyer dhe është 1 metër më e lartë se ç’ishte. “Pas shkatërrimit të saj nga molotovarët e pranverës së shkuar, KËRPUDHA e artisit të mirënjohur bashkëkohor Carsten Holler, dhuruar prej tij nga koleksioni i famshëm i disa muzeve prestigjozë të botës, është rikthyer në vendin e vet 1 m më e lartë se ç’ishte.

Karakteristika e kësaj kërpudhe është se kur goditet rritet, kështu që kush e sulmon duhet ta mësojë se vetëm e lartëson”, shkruan Rama.

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/u-shkaterrua-me-molotov-gjate-protestes-se-opozites-rama-rikthen-kerpudhen-e-famshme-para-kryeministrise-1-meter-me-e-larte-se-c-ishte-foto-214706

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img