Hapësire reklamuese

Politikë

Rama “rikonfirmon” Ervin Demon në Berat, ka vetëm fjalë të mira për kryebashkiakun: Ka bërë punë siç duhet

Shkruar nga Newsbomb
Rama “rikonfirmon” Ervin Demon në Berat, ka vetëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Berat, ku ka zhvilluar takim me të rinjtë, fermerët dhe qytetarë.

Gjatë këtij takimit me të rinjtë, Rama nuk ka kursyer edhe fjalët e mira për kryebashkiakun Ervin Demo. Duke lavdëruar punën e tij, duket se Rama e ka rikonfirmuar Demon për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj të 2023.

“Për hir të së vërtetës, jo se dua ta them për të marrë këtu ndonjë duartrokitje për Ervinin, por më vjen mirë që i dhamë drejtim më në fund edhe te shkolla ‘Babë Dudë Karbunara’ se ishte realisht e padrejtë që ajo shkollë me traditë dhe me aq shumë nxënës dhe me atë nevojë të mbetej e patrajtuar, kështu që besoj që do të bëhet aty një investim i mirë.

Ervini bëri çmos për të marrë fondet nga Qeveria, tani juve bëni çmos që Ervini të bëjë punën siç duhet, është detyra juaj që ta shikoni të bëhet puna siç duhet. Por unë jam i bindur se siç janë bërë dhe falë Ervinit natyrisht shumë punë të mira këtu, do të bëhet edhe shkolla ‘Babë Dudë Karbunara’”, theksoi Rama gjatë fjalës së tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu