Tirana
scattered clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
1.5kmh
40 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
10 °
Pre
8 °
Sht
2 °
E hënë, 17 Janar, 2022
spot_img

Rama replika me deputetët e opozitës: Unë jam piktor, por edhe zhgarravis ndonjëherë! Vetëm për poezinë s’ka akademi, ajo është si të vjen

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjatë seancës plenare në Kuvend ka patur edhe replika mes kryeministrit Rama dhe deputetëve të PD-së përsa i përket deklaratës së ministres së Bujqësisë Frida Krifca, e cila u shpreh disa ditë më parë se do të hapej Akademia e Barinjve.

I “ngacmuar” nga deputeti ervin Salianji, Rama u shpreh se akademitë si ajo e barinjve apo fermerëve shërbejnë si hapësira formimi për këta persona që punojnë në këto fusha, ndërsa me ironi tha se edhe vetë ai është piktor që ndodnjëherë bën edhe zhgarravina.

Teksa replikonte me deputeten Flutura Açka, Rama i tha se vetëm për poezinë nuk ka akadmei, pasi poezia është si të të vijë.

Rama: Meqë ju ka mbetur mendja te akademia e barinjve. Akademitë e barinjve, fermerëve, peshkatarëve, janë në gjithë botën. Ju talleni, por ato janë hapësira formimi në vazhdim që u ofrohen të gjitha kategorive të njerëzve që punojnë në këto fusha. Mos qeshni me veten! S’duhet ta bëj unë këtë muhabet me ju, sepse unë jam piktor por për shkak të detyrës mësoj çdo ditë, nuk qesh kur flas vetë por flas kur qeshin të tjerët dhe zhgarravis. Unë edhe zhgarravis, çfarë problemi ke ti me zhgarravinat? Ti duhet të kujdesesh për zhgarravinat që i jep publikut. Kini më shumë respekt për zhgarravinat.

Vetëm për poezinë s’ka akademi, poezia është si të vjen

Açka: Mos u merr me ne

Rama: Po me kë të merrem po nuk u mora me ju. Po nuk u mor ame ju, unë iki fare. Unë për ju vij këtu. Atje jashtë nuk ka njeri që mund t’i bëjë budallenj. Nëse s’doni të merrem me ju, nuk është asnjë problem.

Açka: Unë asnjëherë në këtë sallë, askënd nga kolegët e mi nuk do ta diskutoj për profesionin e tij, Duhet të flasë këtu si kryeminsitër dhe si institucion. Nëse po rropatet për të hyrë në histori, unë atë detyrë e kam kryer me kohë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img