Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
27 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Rama: Reforma në drejtësi nuk ka nisur, ka mungesë vullneti

spot_img

Lajme të ngjashëm

Reforma në drejtësi nuk ka nisur dhe ka një mungesë vullneti për ta vazhduar, kështu është shprehur deputeti i Partisë Socialiste. Gjatë emisionit “36 gradë” në Ora neës, Luan Rama u shpreh se reforma në drejtësi nuk ka filluar dhe nuk ka një vullnet për ta vazhduar atë.

Ndërsa për sa i përket çështjes së kreyprokurorit, Rama tha se ajo nuk është një situatë e papritur.

albsig

“Ajo që po ndodh me prokurorin e përgjithshëm nuk është e papritur dhe është pjesë e të njëjtës papërgjegjshmërisë të qasjes së politikës në mënyrë të veçantë ndaj sistemit të drejtësisë. Reforma në drejtësi u iniciua si aksion i madh për rikthimin e besimit të qytetarëve tek drejtësia. Në 27 vite ne nuk ia kemi dalë që sistemin e drejtësisë ta kthejmë në referencë. Reforma në drejtësi nuk ka nisur akoma sepse do të duhet që pas miratimit të ndryshimeve në Kushtetutë, do të duhet të kishin filluar nga puna organet e qeverisjes së drejtësisë. Nga tre katër institucione që ishin janë krijuar 3-14. Unë mendoj se ka një mungesë vullneti real për ta jetësuar formësimin e institucioneve të drejtësisë, sepse duhej të ishte formuar KLP-ja dhe KLGJ-ja që të mos ishim sot në këtë situatë për prokurorin e përgjithshëm”,- tha Luan Rama. 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img