Kryeministri Edi Rama sapo ka reaguar për ndryshimet e disa orëve më parë në qeveri duke zbuluar edhe “misionin bazë” të dy ministrave.
“Misioni bazë për dy ministrat e rinj përshkallezimi i operacionit kundër informalitetit dhe lehtësimi i metejshëm i biznesit të ndershëm”, shkruan Rama.
Kryeministri Rama ka hequr sot ministrin e Financave Shkëlqim Canin, duke e zëvendësuar atë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj. Në vend të Ahmetajt është vendosur ministre Milva Ekonomi, që mbante postin e zv.ministres së Shëndetësisë.