Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Rama quan Bashën “shejtanbudalla”, e kritikon për grumbullimin në Korçë: Lus zotin që këta njerëz të verbër të mos përfundojnë spitaleve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj vizitës së kreut të PD-së, Lulzim Basha në Korçë.

Sipas tij, është djallëzore që të këmbëngulësh në gabim.

Rama shprehet se kjo këmbëngulje prej “shejtanbudallai” është djallëzi e njerëzve pa vizion e karakter.

Militantët e PD-së, Rama i quan të verbër e të keqpërdorur, por shpreson që të mos përfundojnë spitaleve.

Postimi i plotë:

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët.

Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku

*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv👎

(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut🙏)

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img