Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.3kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
14 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

Rama quajti Bashën “shejtanbudalla”, reagon PD: E ka kapur paniku i humbjes, nuk na e ndalojnë dot rrugën drejt fitores

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike ka reguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili pak më parë ka komentuar fushatën elektorale të Bashës në Korçë.

PD thotë se Rama është i kapur në panik dhe se e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin.

Ndër të tjeta thuhet se kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së PD.

 “I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën.

Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë.

Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale.

PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi.

Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike.

Në 25 prill rama do të humbë dhe Shqiperia do të fitojë,” thuhet në reagimin e PD.

Lexo edhe: Rama quan Bashën “shejtanbudalla”, e kritikon për grumbullimin në Korçë: Lus zotin që këta njerëz të verbër të mos përfundojnë spitaleve

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img