Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama publikon videon: Organizimi dhe kapacitetet për zhbllokimin e rrugëve janë rritur ndjeshëm, betejat e fundit na kanë mësuar ku dhe si të ndërhyjmë

Shkruar nga Newsbomb
Foto e shkeputur nga video e publikuar nga Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video ku tregohet puna e forcave të angazhuara për ahbllokimin e rrugëve pas stuhive të dëborës në ditët e fundit.

Ai thotë se situatat që kaloi Shqipëria provuan se gatishmëria, organizimi dhe kapacitetet për këto situata dramatike, janë rritur ndjeshëm.

Sipas tij, beteja e ditëve të fundit e ka mësuar ku dhe si duhet ndërhyrë në situata të tilla, në mënyrë që të ketë përmirësime të mëtejshme.

“Faleminderit dhe respekt për mijëra forcat e angazhuara në zhbllokimin e rrugëve pas stuhive të jashtëzakonshme të borës, që provuan se gatishmëria, organizimi dhe kapacitetet për këto situata dramatike, janë rritur ndjeshëm, ndërkohë që padyshim beteja e ditëve të fundit na ka mësuar edhe se ku e si duhet të ndërhyjmë, për përmirësime të mëtejshme”, shkruan Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll