Kryeminsitri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur më pamje nga Thumana, ku po rindërtohen qyteti pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019.
Rama ka postuar në rrjetet sociale foto nga punimet që po bëhen në këtë zonë dhe shkruan se çdo ditë qyteza po merr formën e “Rilindjes”.
“Mirëmëngjes dhe me Thumanën ku po merr formë përditë e më të plotë qyteza e bukur e Rilindjes pas tërmetit shkatërrimtar, ju uroj një ditë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.