Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me një lajm të mirë ku thotë se qendra e re e kardiokirurgjisë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ e është gati dhe se shumë shpejt do të hapet.
Rama teksa publikon paje nga se qendra e re e kardiokirurgjisë, thotë se ky është një investim nga qeveria shqiptare për të mundësuar kryerjen e ndërhyrjes së vështirë në zemër falas për qytetarët.
“Mirëmëngjes! Pandemia nuk e ka ndalur punën për transformimin e infrastrukturës shëndetësore 🙌🏼
🏥 Edhe pak është gati qendra e re e kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.
Një investim i qeverisë shqiptare për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër, #falas për qytetarët, në qendrën e dytë publike të kardiokirurgjisë në vend,” shkruan Rama në postimin e tij.