Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rama publikon videon komike krahason veten me gomar, Metën me ujk dhe Bashën me arushin polar

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video komike në Instagram.

Rama ka qenë dje në fshatin Gjapaj, ku ka vizituar disa shtëpi të reja të ndërtuara pas tërmetit, por si cdo herë nuk kanë munguar edhe batutat.

Kryeministri ka ndarë një video ku pyt një nga kryefamiljarët se nëse ishte kafshë, cfarë kafshe do të ishte.

Ku ka karakterizuar veten si “gomarë” puntorë, ndërsa qytetari e ka colësuar Metën si ujk dhe Bashën su ari polar.

“Gomari, ujku dhe arushi polar” shkruan Rama krahas postimit të tij.

Pjesë nga biseda:

Rama: Cfarë kafshe do isha unë se je I ksaj fushe to.

Kryefamiljari: Kafsha më puntore

Rama: Gomari, gomari është më puntori, I mban të gjithë ngarkesat I con në destinacion I kthen. Edhe të birin e perëndisë gomari e mbajti.

Rama: Po virusi presidencial cfarë kafshe është

Kryefamiljari: Ujk, po ujk, ha vjedh

Rama: Po ky tjetri ca është

Kryefamiljari: Ky është ari polar fle gumë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu