Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Rama publikon videon: Kanë përfunduar 5 tunelet, te ish-Shqiponja është lehtësuar trafiku në hyrje dhe dalje të Tiranës

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka filluar duke publikuar pamjet nga Unaza e Madhe e Tiranës.

Në llogarinë e tij në “Facebook”, ai bën me dije se tashmë kanë përfunduar 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit.

Sipas kryeministrit, falë këtyre tuneleve tani është lehtësuar ndjeshëm trafiku në hyrje dhe në dalje të Tiranës.

“MIRËMËNGJES  dhe me këtë video nga Unaza e Madhe e Tiranës, ku tanimë kanë përfunduar 5 tunelet në nyjën kryesore të ish-sheshit Shqiponja dhe nënkalimit te Zona e Astirit, falë të cilave trafiku është lehtësuar ndjeshëm si në hyrje dhe në dalje të Tiranës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Më shumë