Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama publikon videon: Ja një copëz e kantierit të Rilindjes së Shëndetësisë. Ulëm tarifat në mënyrë drastike

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë një video të shkurtër ku tregohen ndryshimet e bëra në fushën e Shëndetësisë. Përmes planeve “si ka qenë si është”, shefi i kabinetit tregon investimin në poliklinikën e Divjakës.

“Kjo është ndoshta pjesa më e vështirë e gjithë kantierit të reformave, shëndetësia. Besoj që po hidhen disa baza të rëndësishme që kanë filluar me normalizimin e çmimit të ilaçeve për popullin duke u kursyer 70 milion dollarë nga xhepi i familjeve për çdo vit. Mjeku i familjes falas që e ka lehtësuar shumë edhe procesin e ndërveprimit me spitalet, ulja drastike e tarifave nëpër spitale dhe më shumë investime në infrastrikturë siç është ky që është një investim i standarteve europiane”, shprehet Rama ndërsa fton ndjekësit ta shohin videon.

“Ja një copëz e kantierit të Rilindjes së Shëndetësisë në pak sekonda”, shkruan kryeministri.:

{mp4}38937{/mp4}

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed