Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rama publikon VIDEON e Jusuf Vrionit: Ja si e çmonton marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit

Shkruar nga Newsbomb
Rama publikon VIDEON e Jusuf Vrionit: Ja si e çmonton marrëzinë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të diplomatit dhe përkthyesit shqiptar Jusuf Vrionit lidhur me një reagim të këtij të fundit për Teatrin kombëtar.

Vrioni deklaron në një intervistë se Teatri Kombëtar është ndërtuar me një material të shoqërisë "Pater" që e ka jetëgjatësinë 25 vite dhe duhet rindërtuar nga e para.

Ndërkohë kryeministri e ka shpërndarë me ndjekësit në Facebook këtë deklaratë dhe thotë se çmonton tërë marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit Kombëtar.

"Ja se sa thjeshtë e çmonton tërë marrëzinë monumentale mbi “vlerat arkitekturore” të ngrehinës së Teatrit Kombëtar, njëri ndër shqiptarët më të sojmë dhe më të ditur; shqiptari erudit që shkëlqeu salloneve mondane të Francës e të Italisë së paraluftës dhe u dergj burgjeve komuniste të pasluftës; ai që siç thoshte Gianni Agnelli “e flet italishten më mirë se unë” dhe që e bëri Kadarenë të lexohet në një frëngjishte mahnitëse për vetë francezët, i paharruari Jusuf Vrioni", shkruan Rama.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll