Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
1kmh
0 %
Sht
38 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 31 Korrik, 2021

Rama publikon VIDEO nga Thumana: Ja si duket pas tërmetit të nëntorit, për 4 muaj do të shndërrohet në një qytezë të re

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Thumana, ku vijojnë pa ndërprerje punimet për ndërtimin e shtëpive të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Në një postim në Facebook, Rama bën me dije se brenda 4 muajve, Thumana do të shndërrohet në një qytezë të re, duke pasur në brendësi, apartamente, shtëpi private, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive etj.

Me pamjet e bukura me dron, shihet qyteza me ndërtesat e ndërtuara me një planimetri për t’u admiruar, pamje që në dukje të parë nuk të japin aspak përshtypjen se zona ndodhet në Thumanë.  

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Thumana tani

brenda 4 muajsh do të jetë shndërruar në një qytezë të re, me 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, hapësira të gjelbërta, si dhe shkollën e kopshtin “Ramazan Jangozi”, por edhe qendër komunitare në shërbim të banorëve. Punimet kanë ecur me ritme rekord e në tetor do të fillojë akomodimi i familjeve në banesat e reja, ndërsa në fund të vitit përfundon i gjithë siti, përfshirë objektet publike për të cilat po punohet paralelisht nga Bashkia, e ku do të përqendrohen Njësia Administrative, Qendra Shëndetësore e një pjesë e mirë e shërbimeve publike për qytetarët.

Më shumë

spot_img
spot_img