Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga momente e takimit me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan.
Rama ka qenë i shoqëruar nga Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku.
Në Emiratet e Bashkuara Arabe, Rama ka firmosur dy marrëveshje, njëra për fillimin e Rindërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës dhe tjetra, për bashkëpunimin ekonomik ndërqeveritar me fokus investimet direkt.
“Abu Dabi – Me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, pas firmosjes së dy marrëveshjeve, njëra për fillimin e Rindërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës dhe tjetra, për bashkëpunimin ekonomik ndërqeveritar me fokus investimet direkt”,- shkruan Rama.