
Kryeministri Edi Rama pak më parë ka publikuar pamje nga sheshet dhe rrugët e Tiranës, të cilat janë të mbushura plot me fëmijë dhe nëna.
Kjo panoramë shfaqet pasi një ditë më parë Rama ka dhënë leje për ajrosje për të gjitha nënat dhe fëmijët deri në moshën 10 vjeç.
Siç duket pas një periudhe të gjatë izolimi nënat dhe fëmijët e kanë shfrytëzuar lejen e së dielës dhe deri në këto momente rrugët dhe sheshet guzmëzhijnë nga alegria e tyre në këtë ditë të diel me diell.