Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamjet e spitalit pediatrik në Tiranë.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, Rama shkruan se ky është një investim i shumëpritur që çon në një nivel të ri standardin e shërbimit mjekësor për të vegjlit.
“Mirëmëngjes dhe me Spitalin e ri Pediatrik të Tiranës që do të hapet së shpejti, investim i shumëpritur që çon në një nivel të ri standardin e shërbimit mjekësor për të vegjlit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.