Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë disa foto nga procesi i vaksinimit të moshës së tretë në qytete të ndryshme në vendin tonë.
Përmes një postimi në Facebook Rama shkruan se nuk ka pasur kënaqësi më të madhe në jetën e tij politike sesa kjo e lehtësimit të shpirtit të gjyshërve në vendin tonë, pas një viti të gjatë ankthi prej pandemisë.
Procesi i vaksinimit të tek mosha e tretë ka filluar edhe në rrethe tashmë, ku shumë prej tyre kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
“Asnjë kënaqësi më të madhe s’kam pasur në jetën time politike, se sa kjo e lehtësimit të shpirtit të gjysheve e gjyshërve të këtij vendi, pas një viti ankth në tunelin e pandemisë, prej ku tanimë filluam të dalim .*Tropojë, Dibër, Shkodër, Krujë, Berat, Vlorë, Lushnje, Sarandë, Ersekë, Tepelenë, Përmet, Malësi e Madhe, etj”, shkruan Edi Rama krahas fotove.
🧪Asnjë kënaqësi më të madhe s'kam pasur në jetën time politike, se sa kjo e lehtësimit të shpirtit të gjysheve e…
Posted by Edi Rama on Monday, 29 March 2021