Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rama publikon foton nga avioni, në klasin ekonomik dhe shkruan: Në Bruksel për tërmetin dhe nesër në NATO si kryesues i OSBE

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama është nisur me avion drejt Brukselit për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt.

Mësohet se ai do të takohet sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndërsa nesër në cilësinë e Kryetarit të OSBE me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Mirëpo, ajo që vihet re në foton e publikuar nga kryeministri në rrjetet sociale, është se ai po udhëton në klasin ekonomik si të gjithë qytetarët dhe jo në atë bussines.

‘Për Bruksel, sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj dhe nesër në NATO në cilësinë e Kryetarit të OSBE me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut’, shkruan Rama.

83336723_10157381127686523_2501713712847519744_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll