Tirana
broken clouds
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Enj
10 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
5 °
E enjte, 20 Janar, 2022

Zhiti: Nishani s’më refuzon si ambasador në Vatikan, kam marrëdhënie të shkëlqyera

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

rama propozon visar zhitin ambasador ne vatikan nishani e refuzon 3

Visar Zhiti mendon që presidenti Bujar Nishani do ta dekretojë atë si ambasador të Shqipërisë në Vatikan. “Nuk është e vërtetë që nuk e ka pranuar. Teknikisht, ditën e hënë paraqitemi në Kuvend dhe pastaj propozimi i shkon presidentit si instanca më e lartë e shtetit. Propozimi do shkojë tek presidenti. Nuk ka asnjë mundësi që presidenti të mendojë ndryshe. Unë kam qenë i dekretuar si ministër i tij, kam dekoratën e firmosur prej tij si ”Mjeshtër i Madh i Punës”, i vlerësuar kështu do të thotë se ai do të dijë të më çmojë edhe për të punuar në Vatikan”, ka thënë në intervistën pë Gazetën Shqiptare, Visar Zhiti, i cili shtoi se me Nishanin ka marrëdhënie të shkëlqyera.

Kryeministri Edi Rama ka propozuar në Presidencë Visar Zhitin si ambasador i vendit tonë në Vatikan por burimet e brendshme brenda Presidencës thonë se Nishani e ka refuzuar emrin e tij.

Zhiti, përveç se ministër në qeverinë Berisha në vitit 2013 ka patur edhe role diplomatike, një ndër të cilët ai i atashesë kulturore në Ambasadën Shqiptare në Romë. Në gazetën “Panorama” shkruhet se refuzimi i kësaj kandidature nuk ka të bëjë edhe aq me emrin e Zhitit se sa me ‘’përplasjen’’ Kryeministri-Presidencë, për formën se si procedohet me emërimet e ambasadorëve dhe jo vetëm.

Kohë më parë presidenti Nishani ka shprehur rezervat e tij për Kryeministrinë, pasi thënë nga ai ky institucion duhet të konsultohet paraprakisht me presidentin për të marrë një vendim dhe jo t’i çojë emra  të gatshëm pa diskutime.

Nishani ka refuzuar kohë më parë edhe emrin e Ardian Ndrecës për ambasador të Shqipërisë në Vatikan. Kohët e fundit Visar Zhiti ka humbur në një aksident automobilistik djalin e tij të vetëm.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img