Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
34 °
Pre
33 °
E hënë, 2 Gusht, 2021

Rama promovon bukën e shijshme në Bujtinën Maria, në Gjirokastër: Ejani provojeni, po u zhgënjyet u rimburson Kumbaro…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama pas Tepelenës është ndalur në këtë të enjte në Labovën e Kryqit, në Gjirokastër, konkretisht në Bujtinën Maria.

Rama shfaqet në krah të dy zonjave, duke promovuar bukën e shijshme që gatuhet në këtë bujtinë.

Ai fton shqiptarët për të vizituar Bujtinën Maria dhe të provojnë këtë bukë të shijshme, teksa me humor u shpreh se “nëse dikush do të zhgënjehet, do të rimbursohet nga gjirokastritja që nuk kursen, Mirela Kumbaro.

“Bujtina Maria në Labovën e Kryqit, një shtëpi në Parajsë, me njerëz shikojeni vetë sa të bukur që janë dhe me këtë bukë që duhet të vini ta shijoni! Më dëgjoni mua se kam parë dhe nuk flas kot, por me siguri të plotë. Po u zhgënjyet do t’u rimbursojë Mirela Kumbaro, si gjirokastritja që nuk kursen (qesh)”, shprehet Rama.

“Besojini sugjerimit tim për Bujtinën Maria dhe bukën e saj” shkruan më tej Rama.

Më shumë

spot_img
spot_img