Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka inspektuar punimet në Manzë, Durrës, ku po rindërtohen shtëpitë e reja pas tërmetit të 26 nëntorit.
Rama gjatë inspektimeve është shprehur se rreth 280 familje në këtë zonë, së shpejti do të hyjnë në shtëpi më të mëdha, më të sigurta.
Biseda me banorët:
Rama: Edi këtu te ju nuk kanë filluar akoma punimet, pasi keni pasur problem me dokumentacionet, por shumë shpejtë do të fillojnë. Vetëm bëni dhe pak durim
Banori: Ti je baba e këtij shteti, ti e di