Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
73 %
0kmh
0 %
Mar
39 °
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
40 °
Sht
34 °
E martë, 27 Korrik, 2021

Rama prezanton të rinjtë e Korçës që janë vetëpunësuar: Fitojmë nga 1000 deri në 5000 dollarë në muaj

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d6e88a399e07bbf5b517ef380e8b49e6

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video të postuar në rrjetet sociale ka prezantuar disa nga të rinjtë e Korçës që janë të vetëpunësuar dhe sigurojnë të ardhura të mira #do muaj.

“Ja disa nga mbi 100 të rinj e të reja në Korçë që janë vetëpunësuar në tregun global online dhe nxjerrin të ardhura shumë më të mira për veten e tyre, se sa po ta kërkonin punën në vende të tjera.’- bën me dije kreu i qeverisë Edi Rama në një video të publikuar në rrjetet sociale”, shkruan Rama.

Këta të rinj tregojnë se punojnë në platforma të ndryshme online dhe fitojnë nga 1000 deri në 5000 dollarë në muaj.

“Fiver, është një aplikacion ku mund të regjistrohesh, mund të jesh një dizejnator shumë i mirë. Unë jam Social Media Manager, menaxhoj kompani nga e gjithë bota. Arsyeja që jam këtu është se fitoj shumë, fitoj deri në 1000 dollarë në muaj. Shkon edhe më shumë”, shprehet një e re nga Korça.

Ndërsa një djalë tjetër tha se po të punojë 7-8 orë në ditë, mund të fitojë deri në 5000 dollarë në muaj.

“Pika ime më e fortë është programimi dhe design, fitimet janë shumë të mëdha, nga 3100 dollarë në muaj, sepse kur i mbledhim këto, mbase dhe të lodhemi pak më shumë, nëse punoj 7-8 orë shkon deri në 5000 euro, më shumë se 5000 euro”, tha ai.

Më shumë

spot_img
spot_img