
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sallën VIP për udhëtarët në Aeroportin "Nënë Tereza".
Në foto shihet se ambienti është arrestuar me shumë shije, teksa Rama shkruan se kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë që do të paguhen me paga nga 60 mijë lek të reja e lart.
“Salla e re VIP për udhëtarët në Aeroportin "Nënë Tereza" është një hapësirë shumë e bukur, ku po punohen detajet e fundit dhe ku kërkohen vajza e djem të sjellshëm e punëtorë, me paga që fillojnë nga 60 mijë lek të reja e lart, ndërkohë që aeroporti i kthyer në kantier ndërtimi, përgatitet për një numër rekord turistësh në sezonin që po afron” shkruan Rama në postimin e tij.
Sondazh
Poll