Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rama prezanton PROJEKTET për rrugët, thumbon Voltana Ademin dhe Eduart Kaprin

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka thumbuar kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademin dhe kryebashkiakun e Pogradecit Eduard Kaprin.

Teksa po fliste për investimet që do të bëjë qeveria deri në korrikun e ardhshëm, Rama nuk la pa përmendur mungesën e bashkëpunimit me dy bashkitë që drejtoheshin nga demokratët.

Rama tha se disa projekte i kanë mbetur pa përfunduar në Shkodër, pasi pretendon se bashkia kishte ngritur një "mur shurdh", ndërsa për Pogradecin tha se Kapri nuk i kishte dhënë asnjë mundësi komunikimi.

"Shkodra do të marrë një rëndësi të vecantë, do të jetë zonë me prioritet strategjik, i gjithë rajoni i Shkodrës. Kemi një sërë projektesh që nga finalizimi i projekteve të nisura ose ende të mbetura në start për shkak të "murit shurdh" të bashkisë Shkodër. Janë projekte që syniojnë të krijojnë një atraksion të ri turistik që nga liqeni deri në Alpe. Nga ana tjetër do të kemi në fokus Pogradecin me disa projekte që nuk kemi mundur t'i bëjmë për shkak se kemi pasur një pamundësi të plotë komunimkimi me bashkinë", tha kryeministri dhe vazhdoi me prezantimin e projekteve.

"Ka përfunduar 40% e rrugës së Arbrit, ka përfunduar edhe odise për çeljen e tunelit panoramik për Pogradecin. Së shpejti nisin punimet për aksin Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat.

Milot-Balldren është pjesë e korridorit blu, europian dhe pjesë e projekteve rajonale të procesit të Berlinit, ndërsa Orikum-Dukat është një tjetër aks me rëndësi strategjike, të cilit duam ti bashkojmë tunelin e Llogarasë, për të cilin ka nisur studimi dhe së shpejti nis projekti. Prioritet nisja e punës për Shëngjin-Velipojë. Po ashtu për rrugën e Thethit, projekt i realizuar dhe financuar dhe janë në fazat e fundit të procedurave, nga ana tjetër është rruga e shumëpremtuar dhe e shumëpritur e Semanit.

Do të ndërtojmë tre parqe, parku i Lurës, Korabit dhe Shebenikut. Do të ecim me projektin e rrugës Berat-Fier. Deri në korrikun e ardhshëm do të kemi një volum domethënës investimesh në insfrastrukturën turistike", tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese