Tirana
few clouds
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
4.6kmh
20 %
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama prezanton programin për ‘Rindërtimin’: Kanë kaluar 15 muaj nga tërmeti, më thoni kush mund ta bëjë një pallat për kaq kohë?! (Thirrja për të votuar)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a523099537945751395b291de13ef1a3

Kryeministri Rama thotë se një pallat nuk mund të ndërtohet për 15 muaj, duke iu referuar procesit të rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. Kryeministri është duke prezantuar programin e PS për “Rindërtimin”.

Rama theksoi se në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur që shtëpitë e reja për familjet e prekura nga tërmeti të jepen 100% falas. Ai u bëri thirrje të gjithë të pavendosurve që të marrin pjesë në votime në 25 prill, dhe për këtë dha shembullin e mëposhtëm.

“Nëse keni nevojë për një mjek, nëse keni një urgjecë për një nga të afërmit tuaj, dhe mjeku qëllon të jetë socialist, e në këtë kohë aty pranë keni një veteriner që i përket partisë suaj, kë do të merrni për të afërmin tuaj, veterinerin apo mjekun?”, tha kryeministri.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kudo praktikat janë të bazuara mbi kreditë e buta apo shpenzimet e familjeve për shtëpitë që marrin mbrapsht, por askund nuk është përdorur nocioni për shtëpi 100% falas.

Kanë kaluar vetëm 15 muaj. Më thoni një ndërtues që e ndërton një pallat për 15 muaj. 15 muaj jo kur del eskavatori dhe jepen celësat, por me ideimin e projektit e deri në fund.

Thonë erdhën zgjedhjet ndaj po bëhen shtëpitë, ndaj po ulen avionët në aeroportin e Kukësit… Jo! Këto janë projekte të nisura 3 vite më parë. Për të arritur deri në kantier na është dashur të përputhim dokumente pronësie, familje dhe kemi futur dhe dokumentet e strehimit.

Në shtëpi ku kanë jetuar bashkë 1, 2,3 dhe 4 kurora në një shtëpi, ne kemi ndërtuar shtëpi për çdo kurorë. Janë bërë projekte, janë angazhuar studio ndërtimi, inxhinierë të huaj, janë koordinuar me ata vendas.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img