Tirana
clear sky
0.5 ° C
0.5 °
0.5 °
86 %
0kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Rama prezanton planin me tre pika: Nga mbrojtja e familjeve dhe biznesit të vogël, te garantimi i furnizimit me energji, ja çfarë do të bëjë qeveria

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama në një dalje për mediet ka sqaruar sot planin e qeverisë për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë.

Në fjalën e tij Rama u shpreh se plani i qeverisë ka tre pika të cilat mbrojnë familjet dhe biznesin e vogël  nga rritja e energjisë elektrike.

Plani i qeverisë për krizën energjetike

1.E para garantimi i furnizimit të energjisë elektrike pa të gjithë

2.Mbrojtjen e familjes dhe biznesin e vogël nga rritja e energjisë

3.Garantimi i fondit likuid për ndërveprimin me tregun

“Taksimi i të pasurve duhet matur mirë se ata janë punëdhënësit më të mëdhenj dhe taksat bëhen pengesë dhe nuk kanë si të rriten të ardhurat në këtë vend. Ne duhet të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin. Nuk jam për të thënë se 30 vite me parë zgjodhëm kapitalizmin dhe të them kush ka le të paguajë, jo këtë se them kurrë, por nuk jam këtu për t’i rënë me top arkës së shtetit. Por nuk jam këtu as për heshtur kur thoni se e shesim energjinë jashtë dhe e shesim lirë, por jo ne nuk e prodhojmë vetë 100% energjinë dhe nga ana tjeter e blejmë më shtrenjtë,

Ndaj po e ndërtojmnë Skavicën që ujin e tepër të mbajmë kur të na duhet në kohë thatësire. Nafta jonë është e rëndë, ajo shitet për bitum, por vendi ynë importon 600 mijë ton naftë në vit. Kur blejmë naftë brenda është dhe taksa e qarkullimit. Për të kthyer mbështetjen për penisonistët dhe fëmijët, si mund të mbështesë qeveria gjithë atë shtresë?

Sot benzina dhe diezel janë më lirë se në vitin 2018, kjo nuk tregon se qeveria ishte e keqe, por tregon se tregu është treg dhe çmimet nuk harrohen. Detyra jonë është që të jemi shoku i mirë në ditë të vështira për ata që nuk mund të përballojnë sfidat e jetës, por duhet refuzuar se çdo ide se kjo krizë nuk ekziston. Plani ynë nuk parashikon rritje të energjisë për familjet në nevojë dhe bizneset e vogla. Stuhia e kësaj krize parashikohet të jetë në deri në pranverën e ardhshme. Plani ynë mbulon këtë periudhë. Plani ynë ka tre pika: garantimin e furizimit me energji, mbrotjen e famijeve dhe biznesin e vogël nga rritja e energjisë elektrike, garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike, vijon detajimi i instrumenteve sovrane që do të jenë të ripërtëritshëm, në vlerën 100 milionë euro për kompaninë për shpërndarjen e e energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 milion euro të tjera  në fillim të vitit tjetër për garantimin e pikës 1 dhe 2.

Ndihuni mirë që ne ia kemi dalë  dhe kini besimn se do tia dalim dhe e dtya mos e harroni se çfarë mbjellim me vendimet tona, do të korrin fëmijët tanë nesër”, u shpreh Rama.

Më shumë




spot_img








spot_img