Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
41 %
2.6kmh
0 %
Sht
26 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
27 °
E shtunë, 12 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama prezanton me videomesazh shefen e Infektivit, Najada Çomo: Kush më mirë se mua…(E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

abcce15b6a22ab44bccc5104c309272f

Kryeministri Edi Rama më mëngjesin e sotëm ka prezantuar me anë të një videomesazhi shefen e Infektivit Najada Çomo, e cila është pjesë e listave të PS, dhe renditet e dyta në qarkun e Tiranës.

Në videomesazh Çomo theksoi se pranoi ftesën sepsë kush më mirë se ajo mund të reflektonte punën e madhe të bërë në spitalet COVID.

“Pasi mbarova fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, në 1985, kam filluar punë në spitalin Infektiv dhe që nga ajo kohë unë nuk jamë ndarë nga Infektivi. Ka qenë një punë me përkushtim me studim dhe natyrisht me dinjitet për tu shërbyer pacinteve. E pranova ftesën sepse kush më mirë se mua ta reflektojë punën e madhe të bërë në spitalet COVID, besoj të vlefshme, për mbarëvajtjen e shëndetit të popullatës dhe për ta bërë më të mirë këtë pjesë të politikës që jemi sot. Një nga motivet e forta për të vazhduar punën në mënyrë korrekte ka qenë dhe suporti i kryeministrit Edi Rama në mbarëvajtjen e kësaj pandemie.

Ajo që na nevojitet më shumë nga të gjitha është që duhet të besojmë tek masat dhe e ardhmja, që besoj se do të jetë më e mirë se sa sot.”, tha Çomo.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img