Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
55 %
4.1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
26 °
Enj
27 °
Pre
23 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rama prezanton kandidatët për deputetë, vlerëson Bozon dhe Çomon: Mosha e vërtetë është ajo e shpirtit dhe mendjes

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

787565e5600fb7821100130efca200ba

Edi Rama ka mbledhur sot në një takim virtual të gjithë kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Rama e ka nisur prezantimin e kandidatëve të PS me dy figurat e njohura por dhe afrimet më të diskutuara në këtë listë, inxhinieren Luljeta Bozo dhe mjeken Najada Çomo, të cilat i vlerësoi për profesionalizmin dhe punën e tyre pas tërmetit dhe gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Dua që të gjithë ta shohin dhe ta ndjejnë që këto dy mikesha pse janë këtu me ne sot. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, pensionistët do të përfaqësohen nga një prej tyre. Po ashtu për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë do të ulet një stërgjyshe. E cila pa dyshim nuk do të jetë aty për këtë cilësi, por për cilësinë e një njeriu që ka jetuar me profesionin e vet, dhe që ka shkëlqyer me profesionin e vet. Luljeta Bozo është një frymëzim. Ajo dëshmon se mosha e vërtetë është mosha e shpirtit, mosha e mendjes.

Nga ana tjetër Najada është deputetja e heronjve tanë, e heronjve shqiptarë. Është në të njëjtën kohë përfaqësuesja e tyre, përfaqësuesja e denjë të një beteje të egër ku humbën jetën disa kolegë të saj. Faleminderit të dyjave!”, deklaroi Rama.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img