Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Rama prezanton kandidatët në Shkodër, thumbon Voltana Ademin: Do kishim bërë më shumë, por na ka bllokuar personi në Bashki

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

15875104e4860efa0443774dabcb6c97

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot kandidatët e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama ka përmendur një sërë investimesh që qeveria ka bërë në Shkodër, por theksoi se shumë projekte të tjera janë bllokuar sipas tij, nga kryebashkiakja demokrate Voltana Ademi.

Rama solli si shembull stadiumin e qytetit duke thënë se gjatë vizitës sot pa se ishte në gjendje të tmerrshme, kjo për shkak të paaftësisë së Bashkisë për ta menaxhuar.

“Jam i keqardhur njëkohësisht, se ka një të vërtetë për shprehjen e pakënaqësisë nga banorët nga kjo zonë, në raport me mua edhe qeverisë, si pasojë e një kontrasti që bëhet gjithnjë e më i thellë mes Shkodrës dhe Vlorës, Korçës, madje edhe Pukës që po transformohen me shpejtësi. Jam i keqardhur që nuk kemi bërë më shumë, por jo se nuk kemi mundur. Për shkak të murit të bllokimit të ngritur nga Bashkia e Shkodrës, që nga rruga Shkodër-Velipojë e premtuar nga shumë dhe në shumë dekada dhe e realizuar më në fund nga ne. Te stadiumi i Shkodrës, ku u skandalizova nga pamja e turpshme e krejt asaj që mund të shihje nga jashtë. Muret krejt pjesa e gardheve të sigurisë, mjedisi, pisllëk. E pra, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, dhe kjo qe arsyeja pse në krye të herës së bashku me FSHF kërkuam që në krye të herës që stadiumi të mos menaxhohej nga Bashkia, duke e ditur paditurinë therrëse të personit që menaxhon Shkodrën”, deklaroi ndër të tjera Rama.

Më shumë

spot_img
spot_img