Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se do të nisë një fazë e re për shërbimet në Kadastër, duke u shprehur se do të mbyllen të gjitha sportelet dhe kontakti me qytetatët do të jetë përmes “online”.
Rama bëri të ditur gjithashtu se do të ngrihet një Task-Forcë e brendshme në Kadastër, për ata punonjës që shfrytëzojnë postin për interesat e tyre personale, duke shtuar se askush nuk ka pse të trembet nës zbaton ligjin. Këto deklarata Rama i bëri sot gjatë prezantimit të drejtores së re të këtij institucioni, Dallandyshe Bici, pas shkarkimit të Artan Lames.
Rama: Kadastra është banka e pasurive të paluajtshme. Do të ndryshohet e gjithë skema, jo më me cifligje. Task forcë e brendshme në kadastër për punonjësit që shfrytëzojnë postin për interesat e tyre. E fundit për punonjwsit e administratës, nuk ka askush pse të trembet kur zbaton ligjin, nuk ka askush pse t;i shmanget përgjegjësisë nëse është aty për t’i shërbyer vendit e njerëzve, ligji është në funksion të njerëzvedhe jo të tij. Procesi i nisur pas 500 vjetësh i përpjekjes për të vendosur disa pika mbi “I” në raport me ligjin, apo të zyrtarëve të lartë, duhet të trembi ata që duan t’i bëjnë bisht ligjit.
A dhe zh-ja epunës së kadastrës dhe punës së drejtores së re do të cilësid eh shpejtësi pa alibira dhe në zbatim të ligjit. Dhe çdo futje duarsh në sistemet dixhitale për të bërë truke, nuk do të tolerohet, por nëse është ndjekur me prioritet nga drejtori i mëparshëm, do të ndiqet si prioriteti i priorteteve, Një task force do të ngrihet për të bërë prerjen e të gjitëh bishtrave në zyrat e kadastrës. Duke nxjerrë celularin dhe me disa klikime, duke patur në telefon pronën e tyre. Sot merren të gjitha në celular, për ti marrë letrat e pronës, duhet një proces heroik i dixhitalizimit të pronave.