Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Rama prezanton buxhetin për rininë dhe fëmijët: Dy qendra të reja informatike në Vlorë dhe Shkodër, brenda mandatit do shtrihen në të gjitha bashkitë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme së bashku me ministren e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi kanë prezantuar buxhetin e vitit 2022.

Rama bëri me dije se do të ngrihen dy qendra të reja informatike në Vlorë dhe në Shkodër, teksa theksoi se synim është që këto qendra të shtrihen në të gjitha bashkitë brenda mandatit të tretë.

“Sa i përket rinisë buxheti fillon të adresojë disa çështje që janë të përditshmërisë tuaj qoftë në shkollë, qoftë pas shkolle. Për hir të vërtetës dua ta përsëris atë që tha Bora, si një vlerë të shtuar të kontributit të drejtpërdrejtë të jush që keni marrë pjesë në takimet për strategjinë për rininë, na keni ndihmuar për të kuptuar se cilat janë pikat kyçe për të ndërhyrë këtë hartë të re të angazhimeve dhe investimeve për kategorinë tuaj.

Për herë të parë kemi adresuar në mënyrë të veçantë, nevojën për rritjen cilësore të nivelit të laboratorëve të shkollave. E kemi vënë re në të gjithë takimet që laboratorët që ne kemi nuk arrijnë dot të plotësojnë nevojën e tyre për të ofruar mjete dhe instrumente cilësore në mënyrë që mësimi i teorisë të mund të kalojë në praktikë duke pasur në dorë të gjithë instrumentet e nevojshëm. Laboratorët janë të varfër, puna vijon të bëhet në tori dhe jo me instrumente ashtu si për laboratorët e informatikës janë larg në gjendje për të plotësuar nevojën e domosdoshme të mësimit të informatikës.

Ne do bëjmë një ndryshim rrënjësor të laboratorëve që nga viti i ardhshëm më mirëpajisjen e tyre dhe do bëjmë ndryshim rrënjësor të informatikës. Për ne është e qarë që nëse duam të kemi në shqip një treg që të ofroj punë të shumë mirë paguar për të rinjtë dhe një fuqi të re në funksion të zhvillimit ekonomik duhet të investojmë shumë në njohuritë kompjuterike duke filluar që nga klasa e parë. është fjala për një gjuhë të re, jo anglisht, por një gjuhë që do bashkojë nëse të gjithë botën.

Kjo është e ardhmja por për ta bërë këtë atë ardhme të tashme dhe për ta shtrirë kapacitetin e të rinjve në shumë më tepër sesa në grupin e atyre që këtë punë e bëjnë thjesht me ambicien, na duhet që të bëhemi aleatët tuaj në një rrugë ku hap pas hapi ju të keni hapësirat dhe mundësitë për të përvetësuar këtë gjë. Sistemi i ri të mësuarit të tek përmes mësimit t informatikës në shkollë dhe këtë do ta bëjmë duke ndryshuar edhe kurrikulën e mësimit të informatikës dhe pastaj për t’iu dhënë atyre që janë më të pritur kohë hapësirë dhe mundësi që të zhvillojnë dijet edhe pas shkolle duke pas qendra speciale ku mund të marrin mësime intensive dhe më pas mund të përfshihen në tregun global të tregut online. Ne kemi filluar punën për të pasur dhe dy qendra të tjera ku të shtrihet eksperienca e këtyre qendrave në Vlorë dhe Shkodër, ambicia është që brenda këtij mandati të kemi qendra të tilla në të gjitha bashkitë”, tha Rama

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img